Spasovski: Nëse nuk konfiskohen paratë e fituara nga strukturat kriminale, atëherë nuk kemi luftë efektive kundër krimit dhe korrupsionit
Për platformën #depolarizohu, e cila është pjesë e projektit “Përmes depolarizimit në institucionet demokratike, stabile dhe gjithëpërfshirëse: Kontributi i shoqërisë civile”, Instituti për Media dhe Analitikë IMA bisedoi me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Në fokus të kësaj interviste janë aktivitetet që kryejnë institucionet në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në pjesën e parë të bisedës, ministri Spasovski u përgjigj mbi çështjet që mbulon skriningu dhe klasteri i parë i negociatave, të cilët kanë të bëjnë me vlerat themelore, funksionimin e institucioneve demokratike, reformat në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Spasovski: Bashkëpunimi ndërsektorial jep rezultate efektive
IMA: Çfarë reformash po zbaton Ministria e Punëve të Brendshme për të mundësuar sundimin e ligjit, sipas kritereve të BE-së, pas fillimit të negociatave për anëtarësim? A mund të na tregoni disa shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm ndërsektorial?
Spasovski: Proceset e reformave janë procese që kanë filluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) para disa vitesh, për faktin se shoqëria ka kërkuar që të kemi procese reformuese, të cilat praktikisht paraqesin rëndësi në funksionimin e shoqërisë – demokratizimin e institucioneve. Dhe ne si ministri filluam me qëllim për t’u afruar me legjislacionin evropian, për t’i zbatuar ato vlera brenda institucionit. Para së gjithash mbikëqyrja e komunikimeve, reforma në sektorin e sigurisë, reformat në luftën kundër krimit të organizuar, forcimi i policisë, në përgjithësi, nëpërmjet forcimit të ndryshëm të kapaciteteve në sektorë, ngritja e Qendrës Nacionale të Luftës kundër krimit të organizuar, departamentet speciale për menaxhimin e hetimeve financiare.
E gjitha kjo ishte një proces nëpër të cilin kaloi MPB dhe, natyrisht, më e rëndësishmja, është në kuadër të procesit të skriningut dhe përgatitjes së udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, që praktikisht mbulon kapitujt 23 dhe 24. Ne e dimë se MPB është përgjegjëse për kapitullin 24, ndërsa për kapitullin 23 jemi këtu me institucionet e tjera.
Nëse flasim për bashkëpunim ndërsektorial, mund të përmend disa shembuj, përmes të cilëve ne praktikisht punojmë tashmë dhe kemi rezultate efektive, si rezultat i reformave që kemi.
Për shembull, nëse flasim për Komitetin Kombëtar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai përbëhet nga disa institucione që punojmë së bashku, shkëmbejmë informacione, shkëmbejmë të dhëna dhe hyjmë ose hapim hetime. Komisioni nacional për luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe migracionit ilegal, gjithashtu, i kryesuar nga prokurori publik, në të cilin marrin pjesë disa segmente, ose disa institucione në bashkëpunim.
Nëse flasim për hetime financiare, shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit është Drejtoria për Policinë Financiare, Drejtoria e Inteligjencës Financiare dhe Ministrisë së Brendshme, natyrisht, dhe Prokurorisë Publike. Pra, kjo është një tërësi rrethanash dhe aktivitetesh, të cilat ndërmerren nga institucione të ndryshme, të gjitha me synimin për të arritur qëllimet që qëndrojnë para nesh, e ajo është që të bëjmë progres serioz dhe të futim vlerat evropiane në institucione.

Spasovski: Kemi një rritje të efikasitetit të zbulimit të korrupsionit
IMA: Çfarë nevojitet, sipas jush, për të krijuar një sistem që do të tregojë rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht kundër korrupsionit politik të nivelit të lartë?
Spasovski: Sigurisht që krimi i organizuar dhe korrupsioni është një nga prioritetet, por është edhe një nga sfidat më të mëdha, jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në përgjithësi, për të gjitha vendet në botë. Pavarësisht krimit të organizuar dhe korrupsionit, këtu mund ta llogaritim terrorizmin, migracionin ilegal, sigurinë kibernetike, të cilat do të jenë sfida të sigurisë në afat të gjatë.
Sigurisht, për shtetin tone, apo për shtetet përreth, dy gjëra janë vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një gjë është fuqizimi i kapaciteteve të sistemit. Kur flasim për sistemin, nënkuptohet Prokuroria Publike, gjyqësori dhe organet që zbatojnë ligjin, sepse të gjitha janë të ndërlidhura, dhe kërkesa e qytetarëve është që të ketë rrjedhojë të një serie të aktiviteteve që ndërmerren në procedurën hetimore, deri në atë të fundit, deri në dënimin ose konfiskimin e pasurisë – diçka që është e nevojshme që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të jetë efektive.
E dini, nëse paratë që marrin në mënyrë të paligjshme nuk iu merren strukturave kriminale, atëherë nuk kemi një luftë efektive kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe kjo vlen në përgjithësi për çdo lloj korrupsioni, qoftë korrupsioni i lartë i personave që drejtojnë institucionet, apo në përgjithësi krim dhe korrupsion i strukturave kriminale. Ato janë të gjitha një gjë e njëjtë dhe në këtë pjesë kërkojnë një përgjigje të njëjtë nga shteti.
Besoj se Ministria e Brendshme po ndërmerr një sërë aktivitetesh që tregojnë rezultate serioze. Nga njëra anë kemi një rritje të efikasitetit të zbulimit të korrupsionit dhe kjo na tregon se edhe ndërgjegjësimi i publikut për luftën kundër korrupsionit është në nivel të lartë.
Gjëja e dytë që është e rëndësishme, të cilën e përmenda në fillim në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është pikërisht ndryshimi i ndërgjegjësimit të publikut – ndryshimi i perceptimit për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sepse, rezultatet nuk janë më të këqija se në vendet e Bashkimit Evropian në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Fatkeqësisht, perceptimi i vendeve të rajonit është shumë më i keq se ai i vendeve evropiane, pikërisht për shkak të mospërputhjeve në sistem, të cilat krijojnë një perceptim të ndryshëm nga ai që duhet të ekzistojë. Dhe këto janë dy sfida me të cilat përballemi të gjithë si institucione dhe si shtet.

Spasovski: Jemi duke përgatitur shërbime të reja digjitale për qytetarët
IMA: Çfarë masash merr Ministria e Brendshme në drejtim të shërbimeve administrative sa më efikase dhe cilësore për qytetarët, veçanërisht në sigurimin e dokumenteve personale?
Spasovski: Këtu, kur flasim për vlerat evropiane, apo për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, është shumë e rëndësishme që përmes shembujve t’u tregojmë qytetarëve se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian. Le të mos flasim për këtë si një lloj procesi imagjinar, të cilin duhet ta paramendojmë. Dhe mendoj se procesi i digjitalizimit është një nga proceset që mund të ndihmojë shumë për të kuptuar saktësisht se çfarë nënkuptojnë ato vlera, të cilat çdo qytetar përpiqet të arrijë.
Investojmë shumë për të krijuar fillimisht një bazë që të kemi shërbime digjitale. Sepse, e dini, marrja e drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 2017 nënkuptonte edhe trashëgim të një sistemi elektronik që ishte i vjetër rreth pesëdhjetë vjet. Gjithçka duhej rregulluar, ndryshuar, krijuar infrastruktura, që të hynim në disa projekte që do të nënkuptonin shërbime më të mira për qytetarët.
Dhe, në këtë drejtim do të përmend portalin e shërbimeve, “Një pikë shërbimesh”, në të cilin vetëm vitin e kaluar kemi katër mijë raste të zgjidhura përmes këtij sporteli. Këtë vit, praktikisht deri në muajin qershor – rreth treqind raste që janë zgjidhur pikërisht përmes kësaj pike shërbimi. Kemi krijuar nënshtetësinë digjitale, që do të thotë se qytetarët tashmë mund të marrin certifikatën e nënshtetësisë në mënyrë digjitale, përmes kompjuterëve, laptopëve, celularëve etj.
Dhe, tashmë jemi duke përgatitur shërbime të reja që qytetarët mund t’i përdorin. Dua të theksoj se tashmë kemi filluar shkëmbimin e të dhënave elektronike ndërmjet institucioneve, për shembull, ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjykatave. Dhe si institucion jemi të hapur që ky proces i shkëmbimit të të dhënave të lehtësohet, e në atë mënyrë do të jetë edhe administrativisht shumë më i lehtë për qytetarët. Që të mos duhet të nxjerrin certifikata të caktuara, vërtetime të caktuara etj., por që institucionet t’i shkëmbejnë ato në mënyrë elektronike. Kështu do të kursehet koha dhe paratë e qytetarëve dhe kjo është strategjia dhe synimi ynë drejt të cilit po shkojmë më tej.

Intervistoi: Petrit Saraçini, më 27 qershor 2023
#демократски_институции #institucione_demokratike #democratic_institutions #CivicaMobilitas
Проектот се спроведува со финансиска поддршка преку програмата Цивика мобилитас
Projekti realizohet me mbështetje financiare përmes programit Civica Mobilitas

Дисклејмер: Цивика мобилитас е проект на Швајцарската агенција за развој и соработка (СДЦ), кој го спроведуваат НИРАС, МЦМС и ФЦГ. Мислењата кои се изразени овде не нужно ги одразуваат ставовите на Цивика мобилитас, СДЦ или пак спроведувачките организации
Disclaimer: Civika mobilitas është projekt i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), të cilin e zbatojnë NIRAS, MCMS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu jo domosdo i reflektojnë qëndrimet e Cvika mobilitas, SDC ose të organizatave zbatuese.